E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX vendoset ne te gjithe Kosoven

Misioni i Bashkimit Europian, EULEX ka nisur sot ne mengjes veprimtarine e tij ne Kosove.

1400 pjesetaret nisen punen ne fushen gjyqesore dhe te drejtesise. Zyrtaret e ketij misioni qe zevendesuan misionin UNMIK kane hyre pa probleme ne te gjitha krahinat e vendit, ndersa shefi i misionit Iv de Kermabo pergezoi qeverine e Kosoves per bashkepunimin.

"Ekipi i EULEX eshte vendosur pas nje problem ne piken 1 dhe 31. Njerezit tane jane vendosur ketu dhe kane nisur punen e tyre", u shpreh Kermabo.

Nga ana e tyre kreret e Kosoves kane komentuar shtrirjen e misionit si te sukseshme, por kane nxituar te theksojne se prania e EULEX do te jete simbolike.

"Paralelisht do te kete bashkepunim te institucioneve te Kosoves, ne mbeshtetje te demokracise dhe integritetit te vendit", u shpreh presidenti, Fatmir Sejdiu.

Ndersa kryeministri Thaci u shpreh se nisja e punes se EULEX ka nje domethenie te vecante, sidomos per veriun, pasi edhe aty cdo veprim do te jete ne perputhje me Kushtetuten e dokumentin Ahtisari.

Bashkimi Evropian pershendeti vendosjen e misionit dhe perfaqesuesi Peter Feith tha se te gjithe qytetaret duhet ta pranojne.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›