E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, 3.6 vjet burg ish-kryeministrit Buckovski

Ish-kryeministri maqedonas, Vllado Buckovski eshte denuar sot nga gjykata e Shkupit me 3 vjet e 6 muaj burg per akuzen e korrupsionit ne dem te shtetit.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave Buckovski u denua pasi ne vitin 2001, kur ndodhej ne postin e ministrit te Mbrojtjes ka demtuar shtetin me nje vlere prej 3 milione eurosh.

Sipas burimeve, ai ka lejuar furnizimin me pjese rezerve te tankeve dhe pajisje te tjera ushtarake, ne nje mase 4 here me te madhe sesa sasia e nevojshme.

Denim te njejte ka marre edhe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te Armates se Maqedonise, Metodija Stamboliski, nderkohe qe dy punonjes te Ministrise se Mbrojtjes jane denuar me nga 3 vjet.

Mediat maqedonase kane vleresuar se ky eshte nje nder rastet e para ne Maqedoni qe nje ish-kryeminister denohet per korrupsion.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›