EULEX zgjedh gjyqtarët paralelë

Situatë shumë e tensionuar ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe shefit të shtyllës së drejtësisë në EULEX, Bernard Rabatel.
Në mbledhjen e së mërkurës të KGJK-së, për situatën e sistemit të drejtësisë në veri të vendit, ka raportuar shefi i shtyllës së drejtësisë në EULEX.
Pasi është konstatuar se situata atje vazhdon të mbetet e rëndë, Bernard Rabatel ka dhënë një propozim skandaloz, ndaj të cilit kanë reaguar njëzëri të gjithë anëtarët e KGJK-së.
Burime shumë të sigurta të Expressit nga takimi sqarojnë se situata ndërmjet anëtarëve të KGJK-së dhe Bernard Rabatel është tensionuar, pasi zyrtari i EULEX-it ka paraqitur një plan.
Propozimi i tij për kthimin e katër gjyqtarëve dhe dy prokurorëve serbë e shqiptarë në Gjykatën dhe Prokurorinë në veri të Mitrovicës, në fillim është mirëpritur.
Por, kur ai ka shpjeguar se nga komuniteti serb, gjyqtarë e prokurorë do të ishin ata të njëjtit që janë emëruar nga Serbia, atëherë situata është tensionuar.
Një ide dhe plan i tillë ka qenë absolutisht i papranueshëm për kryesuesin dhe anëtarët e KGJK-së, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër.
“E para ka reaguar anëtarja e KGJK-së, Lirie Osmani, pastaj të gjithë, duke e quajtur absolutisht të papranueshme këtë ide”, thotë burimi i gazetës për Express.
Në këtë rast, arsyetimi i zyrtarit të EULEX-it, Bernard Rabatel, ka qenë se nuk është duke mundur të gjejë gjyqtarë dhe prokurorë serbë që punojnë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
“Edhe në këtë pikë, anëtarët e KGJK-së i thanë se të tillë ka mjaft dhe nuk ka nevojë të merren ata që janë emëruar nga Serbia”, thotë burimi i besueshëm i gazetës.
Propozimi i zyrtarit të EULEX-it, Bernard Rabatel, ka qenë që si gjyqtarë të emërohen Jelena Krivokatiq dhe Tomisllav Petroviq, të dy të emëruar edhe nga Serbia.
Por, ky zyrtar shpjegon se në fund nuk është arritur asnjë pajtim ndërmjet KGJK-së dhe zyrtarit të EULEX-it, duke bërë që kjo çështje tash për tash të mbetet pezull.
Gazeta është munduar të kontaktojë edhe Enver Pecin, kryesuesin e KGJK-së, por kjo ishte e pamundur, ndërkohë që raportimet e zyrtarit të EULEX-it në këtë institucion bëhen vazhdimisht, por pa ndonjë orar të caktuar.
Pas takimit, përmes një komunikate për media, KGJK-ja në mënyrë të përgjithshme njofton se Bernard Rabatel informoi anëtarët e Këshillit se diskutimet për të kthyer gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë duke vazhduar, pasi ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit në veri të vendit.
“Është e drejtë themelore e çdo qytetari që të ketë qasje në drejtësi. EULEX-i mendon se mënyra më e mirë për të shkuar përpara është të gjendet zgjidhje pragmatike në koordinim me Prishtinën dhe Beogradin”, citon komunikata të ketë deklaruar Bernard Rabatel.
Duke cituar fjalët e zyrtarëve të KGJK-së, komunikata sqaron se pas shqyrtimit të raportit, ata konsiderojnë se gjendja në gjykatat e Mitrovicës është tejet e vështirë dhe se pajtohen me raportin e EULEX-it sa i përket kthimit të gjyqtarëve vendorë në gjykatat e Mitrovicës.
“Mirëpo, Këshilli nuk është i pajtimit që gjyqtarët, të cilët janë emëruar në sistemin gjyqësor të Serbisë, të njëjtit të kyçen në sistemin gjyqësor të Kosovës”, thuhet në këtë njoftim zyrtar, pa dhënë detaje lidhur me propozimin e Bernard Rabatel, e të papranueshëm nga KGJK-ja.