Ruajnë kufirin
Deri në fund të muajt prill, Policia Kufitare e Republikës së Kosovës do të marrë nën kontroll vijën kufitare që ndan Kosovën dhe Shqipërinë.
Bazuar në planin e saj, ka mbetur të caktohet vetëm data kur Policia Kufitare, në mënyrë solemne,do të pranojë përgjegjësinë nga KFOR-i për këtë pjesë të kufirit.
Të gjitha përgatitjet tashmë janë bërë, duke filluar nga numri i policëve, mjetet e tyre teknike dhe ato që u duhen për të kontrolluar vijën kufitare.
Zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës kanë shpjeguar për Express detaje të këtij plani, i cili që nga viti i kaluar i është dorëzuar KFOR-it.
Sipas këtij dokumenti, pas vijës kufitare me Shqipërinë, në radhë është dorëzimi i përgjegjësisë nga KFOR-i për vijën kufitare me Maqedoninë.
Dorëzim-pranimi nga KFOR- te Policia Kufitare për kufirin Kosovë-Maqedoni është paraparë të fillojë në tetor të këtij viti dhe të përfundojë në shkurt të vitit 2011.
Bazuar në këtë dokument, i cili është një lloj busulle në lidhje me marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i për kufijtë e vendit, pas dorëzimit të përgjegjësisë për vijën kufitare Kosovë-Maqedoni, në radhë është ajo me Malin e Zi.
Por, në dokument është shkruar se dorëzim-pranimi nga KFOR-i te Policia Kufitare, për këtë pjesë të kufirit, do të nisë të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2011.
Në të njëjtën kohë, më tej sqarohet se ky afat është i supozuar sepse kjo varet nga përcaktimi zyrtar i demarkacionit, vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Megjithëkëtë, sipas dokumentit, fundi i afatit për bartjen e përgjegjësisë për këtë vijë kufitare është parashikuar të jetë qershori i vitit 2011, nëse procesi i demarkacionit përfundon me kohë.
Sa i përket afatit për bartjen e përgjegjësisë për vijën kufitare me Serbinë, nga KFOR-i te Policia Kufitare, është parashikuar që kjo të bëhet në vitin 2011, por pa precizuar datë të saktë.
“Për këtë pjesë të vijës kufitare varet nga rrethanat e ndryshme, përfshirë edhe ato politike”, është shkruar në këtë dokument, me të cilin janë pajtuar edhe KFOR-i.
Sa i përket lajmit, se Policia Kufitare e Republikës së Kosovës ka marrë përgjegjësinë për vijën kufitare me Maqedoninë, një gjë e tillë del të jetë e pavërtetë.
Në fakt duket se ka qenë një keqinterpretim, ngase në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i të datës 29 mars është thënë se Policia Kufitare e Kosovës mund të patrullojë e vetme vijën kufitare.
Lajm e keqinterpretuar e ka dëgjuar edhe Behar Selimi, ndihmës i drejtorit të përgjithshëm për Policinë Kufitare.
“Policia Kufitare e Republikës së Kosovës ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për vijën kufitare Kosovë-Maqedoni. Por, mund t’ju them e ky keqinterpretim i komunikatës së KFOR-it është sqaruar me KFOR-in”, thotë Selimi për Express.
Sipas tij, patrullat e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës tash për tash nuk kanë kushte për mbulimin e nevojave për kontrollimin e kufirit Kosovë-Maqedoni.
Ndërkohë, zyrtarë të policisë sqarojnë se në takimin e së martës, që KFOR-i ka pasur me drejtues të lartë të Policisë Kufitare, është sqaruar i tërë ky pështjellim.
Deri më tash, përveç vendkalimeve kufitare, Policia Kufitare e Kosovës nuk ka nën përgjegjësi të vet asnjë vijë të kufirit.
Në takimin që pritet të mbahet gjatë javës tjetër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Policisë Kufitare dhe KFOR-it, pritet të caktohet data e ceremonisë për marrjen e përgjegjësisë për vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Kjo do të ishte për herë të parë marrja e përgjegjësisë nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, për një vijë kufitare ndër shtetërore dhe ndërkombëtare.