E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2012 Cekia ringjall shpresat

Republika Ceke mundi me rezultatin 2-1 Greqinë në ndeshjen e dytë të grupit A në EURO 2012 dhe ringjall shpresat e kualifikimit pas humbjes takimit hapës ndaj Polonisë.

Në minutën e tretë dhe të gjashtë të pjesës së parë çekët krijuan avantazhin e dyfishtë falë golave të Jiracek dhe Pilar.

Greqia nuk u dorëzua dhe u kthye në lojë falë një gabimi trashanik të Peter Cech në pjesën e dytë, gabim të cilin e shfrytëzoi maksimalisht Gekas. Greqia e përfundoi ndeshjen me katër sulmues dhe duke hedhur topa të gjatë në zonë, por pa arritur golin e barazimit.

Tashmë Republika Ceke do të kalojë në çerekfinale matematikisht nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj Polonisë.

Euro2012
EURO 2012, Polonia ndal Rusinë
Bento kërkon falje për Cristiano Ronaldon
Del Bosque: Nuk pendohem për formacionin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›