E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago Silva shume prane PSG

Mund të mbyllet sot tratativa për transferimin e Thiago Silva nga Milani tek Paris Saint Germain. Pritet vetëm konfirmimi zyrtar që do të vijë gjatë ditës.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur: 42-46 milionë euro për kuqezinjtë dhe 10 milionë euro në sezon për qendërmbrojtësin brazilian në 5 vitet e ardhshme.

Të martën administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, është takuar me Leonardon, drejtorin sportiv të klubit francez. Dy drejtuesit kanë diskutuar plot 4 orë, ndërsa pritet edhe një takim tjetër në paraditen e së mërkurës.

Pasdite pritet kthimi i Gallianit në Itali me “xhepat plot” dhe paratë mbase do të përdoren për rindërtimin e skuadrës duke filluar nga mbrojtja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›