E Enjte, 5 Nëntor 2026

“EURO 2024”, Itali – Shqipëri publikohen formacionet zyrtare

DORTMUND, 15 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe tekniku italian Luciano Spalletti kanë përzgjedhur formacionet titullare në ndeshjen e sotme.

Strakosha dhe Ajeti kanë fituar balotazhet me Berishën dhe Ismajlin, teksa sulmin do ta udhëheqë, Broja.

Tek Italia, Spalletti i ka besuar bllokut të Interit me 4 lojtarë zikaltër në formacion, teksa edhe Barella, që ishte në dyshim, do të luajë nga minuta e parë.

Kështu, Shqipëria do të luajë me: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja

Ndërsa, Italia me Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

MD1_Italy_Albania_TacticalLineups_2036164 Skema formacionet Skema formacionet

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›