EURO2024 – Holanda dhe Franca ndahen në paqe

LAJPCIG, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Franca humbi shumë raste në barazimin e parë pa gola në Euro2024, në mungesë të kapitenit Kylian Mbappe, kundër Holandës.
Ekipet ishin takuar edhe në kualifikuese, me Francën që fitoi 4-0 dhe 2-1 dhe katër nga gjashtë golat u shënuan nga Mbappe.
Ai theu hundën në ndeshjen e parë kundër Austrisë dhe mundi të shikonte sesi Adrien Rabiot pasoi në mënyrë të pashpjegueshme te Antoine Griezmann në vend që të gjuante veten.
Griezmann, Marcus Thuram dhe Ousmane Dembele humbën shumë raste.
Francezët ende nuk kanë shënuar pas dy ndeshjeve, pasi edhe fitorja ndaj Austrisë erdhi nga autogoli i Maximilian Wober.
Holandezët patën një shans me Jeremie Frimpong dhe gjetën golin nga Xavi Simons, por goli u anulua pas një rishikimi të gjatë sepse Denzel Dumfries ishte në pozicion jashtë loje.
Holanda dhe Franca kanë nga katër pikë secila dhe Austria tre, pas fitores me Poloninë 3-1.
Ndeshjet e fundit në grup janë të martën, Holandë-Austri dhe Francë-Poloni./ a.jor.