E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 20 qershor 2024

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/39 Diell
Kukës 21/38 Diell
Lezhë 20/38 Diell
Dibër 21/37 Diell
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 25/39 Diell
Elbasan 23/40 Diell
Berat 22/40 Diell
Vlorë 22/38 Diell
Korçë 21/36 Diell
Gjirokastër 20/40 Diell
Sarandë 23/37 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›