EURO2024 – Zelensky uron ekipin ukrainas për fitoren kundër Sllovakisë

KIEV, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar ekipin kombëtar të futbollit për fitoren 2-1 ndaj Sllovakisë në Kampionatin Evropian në Gjermani.
“Besoni te njëri-tjetri. Ndihmoni njëri-tjetrin. Luftoni për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram, nën një foto të futbollistëve që brohorasin.
Ai tërhoqi paralele me mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus, i cili filloi më shumë se dy vjet më parë.
“Kjo është pikërisht ajo që po bën sot Kombëtarja e Ukrainës. Vazhdoni kështu, burra!”, shkruan ai.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e saj të parë në grup kundër Rumanisë, Ukraina fitoi sot me golat e Mykola Shaparenkos dhe Roman Yaremchukut.
Ukraina rriti shanset e saj për të arritur në 1/16-at, përpara ndeshjes së fundit të grupit kundër Belgjikës./ a.jor.