GJERMANI – Tre të huaj në paraburgim me dyshimin për spiunazh

BERLIN, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Prokurorët në Gjermani kanë zbuluar se tre agjentë të dyshuar të një agjencie të huaj të shërbimeve sekrete janë në paraburgim, pasi u arrestuan nga policia në fillim të kësaj jave.
Agjentët e huaj të dyshuar u arrestuan në Frankfurt, sipas prokurorëve federalë gjermanë, të cilët zbuluan publikisht arrestimet për herë të parë.
Ata dolën para një gjyqtari i cili konfirmoi se ”duhet të vazhdojnë të mbahen në paraburgim”.
”Tre të pandehurit po udhëtonin për në Gjermani në emër të shërbimeve të huaja të inteligjencës për të mbledhur informacion mbi një person ukrainas që po qëndronte këtu”, shtoi zyra e lartë e prokurorisë gjermane.
Sipas zyrës së prokurorit federal, agjentët e dyshuar janë një shtetas ukrainas, një armen dhe një rus.
Ata “dyshohen fort” se kanë punuar për një shërbim sekret të huaj./ /os/