E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024, Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf, stadiumet ku do të luajë Kombëtarja

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Ambasada gjermane në Tiranë publikoi sot të dhëna për 3 stadiumet ku Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjet e saj në grupin B në EURO2024.

Ndeshja me Italinë më 15 qershor, ora 21:00 do të luhet në Dortmund.

“BVB Stadium Dortmund” me 81,365 vende për tifozët është stadiumi më i madh në Gjermani. Që prej vitit 1974 është stadiumi i klubit të Borussia Dortmund. Këtu do të luhen gjashtë ndeshje, duke përfshirë një gjysmëfinale.

Ndeshja e dytë, ajo me Kroacinë, do të luhet më 19 qershor ora 15:00 në Hamburg.

“Volksparkstadion Hamburg” mund të presë deri në 57,000 tifozë. U hap fillimisht në vitin 1953 dhe u shndërrua në një stadium të mirëfilltë futbolli midis vitit 1998 dhe 2000.

Ndërsa ndeshja e tretë ndaj Spanjës do të luhet më 24 qershor ora 21:00 në Dyseldorf.

“Düsseldorf Arena” është një nga stadiumet më të vogla të UEFA EURO2024, por me një kapacitet prej mbi 47,000 vendesh dhe aktualisht është shtëpia e Fortuna Düsseldorf.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›