Ishte në kërkim, arrestohet Durim Bami në Dubai

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit njofton se është arrestuar në Dubai, me qëllim ekstradimin, i shpalluri në kërkim Durim Bami.
Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit sqaron se “si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Durim Bami 45 vjeç”.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Vijon procedura për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë”, përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.
/r.e/