E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT: Shqiptarët, më të varfrit në Europë

Agjencia e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, ka publikuar përllogaritjen e fuqisë blerëse për çdo vend anëtar të BE, dhe të vendeve që aspirojnë anëtarësimin. Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet me 100 pikë dhe ajo shërben si bazë për të matur fuqinë blerëse. Kështu, Luksemburgu, që kryeson listën e ka fuqinë blerëse 283 pikë. Ndërkohë listën e mbyll Shqipëria, që e ka fuqinë blerëse vetëm 29 pikë, tre herë më të vogël se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërkohë, fqinji ynë Italia, e ka këtë fuqi blerëse fiks 100, aq s është mesatarja. Kurse Greqia e ka 98 pikë.

Menjëherë sipër Shqipërisë është Bosnja, që e ka fuqinë blerëse 30 pikë. Përpara Bosnjes është Serbia që e ka fuqinë blerëse 35 pikë. Po kaq e ka edhe Maqedonia. Mali i Zi e ka 40 pikë, Turqia 48 dhe Kroacia plot 61 pikë.

Ndërkohë, në vend të dytë në Europë, pas Luksemburgut vjen Holanda me 134 pikë, Danimarka, Irlanda e Austria me 125 pikë. Listën e Bashkimit Europian e mbyllin Bullgaria e Rumania me 43 e 45 pikë respektivisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›