E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM- Berisha: Ah sikur ti kisha më afër!

Kjo është fotoja që ka shpërndarë kryeministria nga takimet e Sali Berishës në samitin e Partive Popullore Europiane. Nuk ka asnjë foto nga takimet me Merkelin, Berluskonin a Barroson. Kjo është tavolina e përbashkët e tyre. Kryeministri Sali Berisha nga një qoshe sheh me mjaft zili në drejtim të Merkelit e Barrosos, të cilët po bisedojnë për hesap të tyre. Bëhet fjalë për dy njerëz që e kanë anashkaluar rëndshëm kryeministrin. Disa herë kryeministri ka deklaruar se Merkel do vinte në Shqipëri, e mediat e tij kanë bërë lajm me të madhe, por ajo as ka denjuar të dalë në një foto me të. Kurse historinë e Barrosos dhe anulimin e vizitës së tij në Tiranë e dimë të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›