E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile oferte fantastike kundrejt numrave fiks

Kompania ka menduar edhe per thirrjet qe abonentet Eagle bejne drejt numrave fiks te Albtelekom dhe operatoreve tjere te telefonise fikse ne vend. Tashme abonentet e rinj apo ekzistues te planit standard me parapagese ose te cdo plani tarifor Life me kontrate mund te perfitojne nga kjo oferte. Eagle to Fix u ofron atyre telefonata me vetem 7 Leke per minute pa TVSH.

Pas regjistrimit falas ne oferte tarifa prej 7 Lekesh pa TVSH per minute aplikohet ne te njejten menyre si tarifa aktuale ku koha fillestare faturohet per 30 sekonda dhe pas kesaj kohe aplikohet faturimi per 10 sekonda. Nderkohe ne rast se plani tarifor ne te cilin ndodhet abonenti ofron minuta falas si p.sh. Life 60 me 60 minuta kombetare ne muaj falas te vlefshem edhe drejt operatoreve te telefonise fikse tarifa prej 7 lekesh pa TVSH aplikohet vetem pasi abonenti te kete konsumuar minutat falas.

Regjistrimi ne kete oferte mund te behet duke derguar SMS me tekst Fiks ne 55900 ose duke zgjedhur regjistrohu ne menune Eagle Star 100 nen kategorine Oferta Njoftime/Eagle to Fix. Abonentet qe bejne pjese ne Super Riniring 800 dhe 1000 apo Best Family nuk do te kene nevoje te regjistrohen ne oferte pasi aktualisht ata flasin me nje tarife me te ulet se 7 leke/min pa TVSH drejt operatoreve te telefonise fikse ne Shqiperi.

Perdoruesit e Super Riniring mund te flasin me nje tarife akoma me te ulet prej 5 Leke per minute pa TVSH drejt numrave fiks ne Shqiperi. Ne rast se tentojne te regjistrohen ne oferte ata do te njoftohen me SMS qe u thote se nuk mund te regjistrohen ne oferte. Kjo oferte do te jete e vlefshme deri me 31 dhjetor 2010.

2010-10-05 0915

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›