E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave rezolute e perbashket e 53 organizatave te shoqerise civile

Organizata te shoqerise civile ne Shqiperi kane pershendetur unanimisht raportimin e fundit dhe propozimin e Komisionit Evropian dhe qendrimin e vazhdueshem pozitiv te tij dhe te Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor dhe aktualisht me Shqiperine dhe Bosnje -Hercegovinen te cilat i kane permbushur tashme kushtet e percaktuara nga udherrefyeset perkates per liberalizimin e vizave. Vleresojne drejtesine dhe barazine e vleresimeve te Komisionit Evropian per Shqiperine dhe Bosnje - Hercegovinen te cilat u trajtuan me te njejten qasje vleresuese si edhe fqinjet Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia Inkurajojne deputetet e Parlamentit Evropian te mbeshtesin propozimin per amendimin e Rregullores per te mundesuar liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje -Hercegovinen gjate seancave plenare te datave 6 dhe 7 Tetor 2010 thuhet ne rezoluten e perbashket te 53 organizatave joqeveritare shqiptare. Ata kane inkurajuar Keshillin e Ministrave te Brendshem te BE-se ti jape perparesi ne mbledhjet e tij te radhes dhe te miratoje propozimin e Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje - Hercegovinen duke ritheksuar se vlereismi te jepet vetem ne baze te merites.U bejme thirrje forcave politike ne Shqiperi tu drejtohen qarte dhe njezeri qeverive te vendeve anetare te BE-se perfaqesive te tyre ne Shqiperi Komisionit Evropian Parlamentit Evropian Keshillit te BE-se dhe Delegacionit te BE-se ne Shqiperi duke shprehur mbeshtetjen dhe besimin e tyre ne finalizimin e drejte dhe pa vonesa te procesit te liberalizimit te vizave gjate javeve ne vijim thuet ne Rezolute. Nderkohe qe kane vleresuar letren e ministrave ministrave Frattini dhe Zbogar per homologet e tyre si dhe mbeshtetjen franceze per Shqiperine. Njeheresh ata kane nenvizuar se organizatat nenshkruese si edhe qytetaret e Shqiperise presin me bindje permbylljen e shpejte te procesit te liberalizimit te vizave dhe te izolimit te tyre te tejzgjatur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›