E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eboue dëshiron të mbetet

Mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub është në dyshim para afatit kalimtar të verës.

Ai ka më pak se një vit në kontratën e tij me gjigantin londinez, ndërsa ishte spekuluar se kërkohej nga Barcelona dhe Fiorentina.

Por, ai insiston se dëshiron të mbetet në Arsenal. “Kam edhe një vit kontratë dhe ndihem mirë këtu. Nuk i kam thënë askujt se do të largohem sepse e dua këtë klub. Nëse klubi më ofron kontratë të re, do të jem i lumtur të vazhdoj në Arsenal”, tha Eboue për Daily Star.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›