E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano, kundër Man City

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano ka insistuar se kurrë nuk do të transferohet në Manchester City edhe nëse merr ofertë të mirë financiare nga rivali i Premierligës.

Mascherano erdhi në Angli më 2006, kur iu bashkua West Hamit, por kaloi vetëm gjysmë sezoni në Upton Park para se të transferohet në Liverpool.

Para takimit të rëndësishëm në City të dielën, ai ka thënë se nuk do të largohej nga një klub më histori për të luajtur në Eastlands. “City ka blerë disa futbollistë të mirë, por nuk mund të blejnë historinë. Nuk dua të luaj për Cityn”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›