E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Economist”: Ditë të vështira për shqiptarët

Kanë qenë ditë të mjerueshme për shqiptarët këto të fundit. Në Kosovë liderët e saj akuzohen për krim të organizuar e në Shqipëri shpërthyen trazira në të cilat u vranë së paku 3 veta, siç duket nga forcat e sigurisë, shkruan sot prestigjiozja britanike “The Economist”.
Aty thuhet se ngjarjet e fundit në të dyja shtetet janë më të rëndat që prej aplikimit të Shqipërisë për anëtare të BE-së dhe investimit të BE-së në misionin e vet ligjor në Kosovë.
 

“Progresi i Kosovës është non-ekzistent. Problemet e fundit vijnë nga raporti i Dick Martyt, një prokuror dhe politikan zviceran. I shkruar për Këshillin e Evropës, raporti thotë se kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka udhëhequr një rrjet mafioz që kontrollon tregun e heroinës dhe është i lidhur me kidnapimin e serbëve dhe të tjerëve në Kosovë, disa prej të cilave u vranë në Shqipëri, dhe ju morën organet në vitin 1999. Thaçi ka thënë se raporti është i mbushur me gënjeshtra dhe propagandë serbe”, shkruan “Economist”.
 

Aty përmendet edhe shkrimi i “Guardian” që ndërlidh me aktivitete kriminale Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. “Economist” vlerëson se raporti i Martyt mund të mos prodhojë efekte, por si Kosova ashtu edhe Shqipëria tashmë janë dëmtuar shumë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›