Ignatavicius: Palët politike të zgjidhin krizën

Përfaqësuesi i kreut të presidencës së OSBE-së Evaldas Ignatavicius, pas takimeve të mbajtura me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama, përsa i takon situatës që po kalon vendi, pas demonstratës së 21 janarit, bën thirrje për shtyrje të grumbullimeve dhe për një rifillim të dialogut.
Ashtu sikurse një ditë më parë, Miroslav Lajcak ka lëshuar thirrje për ti dhënë fund dhunës dhe uljes së tensioneve, i njëjtë ka qënë dhe reagimi i tij, kjo për të zgjidhur këtë krizë nën frymën kushtetuese.
“Lajçak ka bërë takime me autoritet më të rëndësishme duke prezantuar të njëjtat objektiva që po i prezantoj unë tani. Ashtu sikurse dhe Lajcak jemi të një mendimi se një investigim i paanshëm mund të cojë në një qetësim të situatës. Mendojmë se shtyrja e këtyre grumbullimeve mund të ndihmonin për të qetësuar situatën. Këtë mesazh, ia kam transmetuar dhe krerëve më të lartë të qeverisë”.
Gjatë deklaratës, Ignatavicius thekoi se thirjet e tij ianë drejtuar partive politke, kjo për të ulur tonet dhe të mos përdorin gjuhën e urrejtjes, për ti dhëne fund kësaj dhune, e në të njëtën kohë, kërkoi nga drejtuesit politike që të rifokusohen në drejtimet kombetare.