E Diel, 1 Nëntor 2026

Ed Miliband - kryetari i ri i laburisteve britanike

Fitorja e ngushte e 40 vjecarit Ed Miliband ish-ministrit te Energjise ndaj te vellait ish-ministrit te Jashtem britanik David Miliband erdhi e papritur. Per nje kohe te gjate Ed Milibandi ishte konsideruar me pak shanse. Deri te premten ne mbremje zgjedhja e David Milibandit konsiderohej madje e sigurte. Por Milibandi i ri perfitoi nga sistemi i komplikuar i votimeve.

Ed Miliband mori... nje numer total votash prej 5065. Prandaj une e deklaroj Ed Milibandin fitues dhe lider te partise laburiste.

I vellai Davidi pati kryesuar ne votimet per preferencen e pare por mori me pak vota ne zgjedhjet per preferencen e dyte dhe te trete. Ne tri javet e shkuara tri milione anetare te partise dhe te sindikatave si dhe deputete zgjodhen me votim me poste udheheqjen e re laburiste. Krahas dy vellezerve Miliband per postin e kryetarit te partise paten kandiduar edhe ish-ministri i Arsimit Ed Balls dhe ish-ministri i Shendetesise Andy Burnham si dhe deputetja Diane Abbot. Te tre konsiderohen pjese e krahut te majte te partise ashtu si Ed Milibandi.

Ish-ministri i Energjise e pati vene pikerendesen e fushates se tij ne kerkesa te liberaleve te majte sic jane te drejtat e qytetareve dhe lufta kunder ndryshimit te klimes. Perkundrazi David Milibandi u perpoq qe pa u fiksuar ne permbajtje konkrete te fitonte nje shtrese sa me te gjere zgjedhesish.

Brez i ri udheheqesish

Personaliteti i kryetarit te ri te partise do te percaktoje ne menyre te konsiderueshme drejtimin e partise Laburiste vitet e ardhshme. Disa vezhgues kerkojne te kundershtohet kursi i rrepte i kursimeve te qeverise me nje politike drejtuar nga nevojat e punetoreve. Por disa politikane laburiste kerkojne te mbetet e hapur dera per nje koalicion te mundshem me liberaldemokratet.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ed Miliband luftoi per krahun e majte te laburisteve ndersa i vellai David Miliband nuk kishte mesazh te percaktuar

Une do te jem ne opozite me kete koalicion qeveritar kur ata te bejne gjera te gabuara por do ti mbeshtes ata kur te bejne gjerat e duhura. Kjo eshte politike e pergjegjshme dhe politika qe duan njerezit ne kete vend. Zgjedhjet e sotme e kthejne faqen sepse nje brez i ri ka avancuar per ti sherbyer partise sone dhe shpresoj ne kohen e duhur per ti sherbyer vendit tone. Sot fillon puna e brezit te ri.

Keshtu u shpreh Ed Miliband-i kryetari i ri i laburisteve pas zgjedhjeve. Ai vjen ne krye te partise pas deshtimit ne zgjedhjet parlamentare te Gordon Browni-it kryeminister britanik. Pas kesaj Brown-i pati dhene doreheqjen nga kreu i partise.

Sfiden e pare Milibandi e nisi qe te dielen 26.09. kur laburistet nisen ne Manchester nje takim peseditor per te diskutuar per rolin e partise ne peizazhin e ri partiak britanik.

Autor Auron Dodi/phoenix/Al Jazeera/Lning

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›