E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan gruaja goditet me gure deri ne vdekje

Nje grua pakistaneze e rrethuar nga nje grup talebanesh qe e godasin me gure. Jane keto pamjet e nje videoje te publikuar nga transmetuesi amerikan ABC.

Ne video gruaja shfaqet duke kerkuar meshire por grupi i burrave vazhdon ta godase me gure derisa ajo shtrihet ne toke e vdekur.

Ekzekutimi ka ndodhur ne rajonin tribal te Orakzait ne kufi me Afganistanin ben te ditur ABC.

Pamjet i jane dorezuar me pare televizionit arab Al Aan nga nje prej talebaneve qe kishte qene i pranishem ne aktin barbar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›