Edhe Benteke qenka jashtëtokësor!

Të gjithë kemi dëgjuar viteve të fundit duke u folur për termin jashtëtokësor në futboll ku padyshim që emri i Lionel Messi është lakuar më së shumti. Por për tifozët e Aston Villës edhe Benteke nuk është nga kjo botë.
Në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, dy tifozë të A. Villës të veshur si dy astronautë mbanin një pankartë më shkrimin "Benteke nuk është nga kjo botë".
Në fakt, sulmuesi belg ka shkëlqyer këtë edicion në Premierligë duke shënuar disa gola për skuadrën e tij, megjithatë ende mbetet larg asaj "zonës" së jashtëtokësorëve në futboll./Indeksonline/