Rishfaqet Tito Vilanova

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është parë pas një kohe në SHBA. Trajneri që bëri histori me Barcelonën që në debutimin e tij, po vazhdon shërimin e tij pas diagnostifikimit me kancer në New York.
Vilanova ka gjetur kohë për relaks duke qenë i pranishëm në një meç të tenisit. Vilanova ishte në "Madison Square Garden" duke shikuar meçin mes Rafael Nadal dhe Juan Manuel Del Potros. T
rajneri i Barcelonës ishte i shoqëruar nga babai i Rafael Nadal, Sebastian, nga agjenti i tij Carlos Costa dhe doktori i tij, Dr. Cotorro./Indeksonline/