E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Kroacia bojkoton Samitin e Ohrit

Burime te Express nga Zagrebi konfirmojnë se tash në orët e fundit, edhe Presidenti Kroat Ivo Josipovic ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Vizita e Josipovic ka qenë paralajmëruar edhe si një fitore diplomatike e Maqedonisë pasi planifikohej të takonte edhe Presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Pas mosftesës së Presidentes Jahjaga nën presionin e Presidencës serbe, Maqedonia tani është para dështimit total të Samitit. Serbia që vitin e kaluar e ka bërë të qarte vendimin se Kosova kurrë nuk do të mund të marrë pjesë për shkak se nuk është shtet-anëtar i SEECP, por BE ka pritur se një vizitë e Jahjagës dhe Ministrit Hoxhaj do të jetë e mundur pas arritjes se marrëveshjes së Brukselit.

Përndryshe, në Samitin e Ohrit, nuk do të marrë pjesë as Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Burime të Express nuk kanë mundur të tregojnë nëse Kroacia, megjithatë, do të përfaqësohet në Samitin e Ohrit me Ministren e Jashtme, Vesna Pusic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›