Gruevski bekon rokadat e ministrave
.jpg)
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përcjellë sot në Parlament fjalë miradije për ministrin e dorëhequr të Arsimit Pançe Kralev.
Me këtë rasti ai ka përshëndetur kontributin që Kralev ka dhënë në fushën e arsimit, ndërkaq, duke vlerësuar punën e mirë të Spiro Ristevskit, kryeministri bekoi edhe kalimin e tij në vendin vakant të Arsimit, transmeton zhurnal.
"Pançe Kralev deri tani e ka kryer me sukses funksionin, ai realizoi me sukses shumë projekte, një nga më të rëndësishmet që tani po realizohet është përgatitja e testimit ekstern. Një reformë kyçe që po realizohet me sukses. Spiro Ristovski është jurist i diplomuar që në të kaluarën ka ushtruar shumë funksione.
Ai ka treguar sukses në menaxhimin e ministrisë dhe ka dëshmuar aftësi menaxheriale për të cilat besojmë se do t’i realizoj me sukses edhe si ministër i arsimit”, tha kryeministri Gruevski para deputetëve. Ndërkohë, opozita përmes Ivon Veliçkovskit të Partisë Liberale tha se dorëheqja e Kralevit është si rezultat i dështimit të testimit ekstern!./Indeksonline/