E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Manchester United pas Eto

Samuel Eto'o është emri më i përfolur i kohëve të fundit në ‘pazarin’ e verës. Sulmuesi kamerunasi flitet se mund të largohet nga Anzhi Makhachakla, prandaj edhe ofertat në adresë të tij kanë vërshuar.

Së pari flitej se mund të transferohet në Chelsea, për t’iu bashkuar ish trajnerit të tij Jose Mourinho, ndërsa më pas u shtuan edhe opsionet Inter e Napoli, me Nerazzurrët që do ta rikthenin atë në ekip.

Mirëpo, siç shkruan tabloidi britanik Daily Mail, në garë për ish futbollistin e Real Madridit, Mallorcas, Barcelonës dhe Interit, është futur edhe Manchester Unitedi. Por, problemi më i madh qëndron tek rroga e lojtarit. Përfaqësuesi kamerunasi paguhet 20 milionë euro në vit tek klubi rus dhe këtë shumë nuk do të ishte i gatshëm ta paguajë asnjëri nga klubet e lartpërmendura.

Së fundmi flitet që Eto’o mund të mbetet në Anzhi edhe një sezon, kur edhe do t’i skadojë kontrata, për ta zgjedhur më pas vetë klubin që ia ofron kushtet më të mira./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›