E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lojtarin e Vitit" e meritoj unë, e jo Messi

Frenk Riberi është një nga tre kandidatët finalistë për të fituar çmimin e Lojtarit Europian të Vitit, së bashku me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

Por yllit të Bajernit i mungojnë shokët e skuadrës së tij në këtë klasifikim. Francezi mendon se UEFA nuk ka nominuar mjaftueshëm lojtarë të Bajernit në këtë garë.

Gjithsesi, ai është i bindur se këtë çmim e meriton më shumë se askush tjetër, pasi ka fituar gjithçka sezonin e shkuar dhe ka treguar një superformë. “Vetëm një bavarez në treshen e fundit për lojtarin më të mirë të vitit është shumë pak.Për shembull, Tomas Myleri e meritonte te nominohej. Edhe ai ka bërë një sezon të madh dhe më vjen keq që nuk është në mes finalistëve.

Shanset e mia? Kam fituar gjithçka që mund të fitohej dhe kam qenë gjithmonë në superformë. Kam bërë gjithçka për ta merituar këtë çmim”, – tha ylli i kampionëve të Gjermanisë në një intervistë për “SportBild”. Megjithatë, ai shpjegon se fakti që në finale nuk ka lojtarë të tjerë të Bajernit, rrit shanset e tij për ta fituar këtë çmim./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›