E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Milani hyn në lojë për Pandev

Vendimi për të ndërhyrë në merkato ishte marrë prej kohësh, por humbja në shtëpi me Palermon e përforcoi edhe më tepër nevojën për të forcuar ekipin kuqezi me disa elementë cilësorë në disa reparte. Sipas drejtuesve të klubit, skuadrës i nevojitet një futbollist që ka karakteristika të përziera midis Ronaldinjos dhe Patos.

Duket se kandidati më i përshtatshëm që i plotëson këto kërkesa është Goran Pandev. Maqedonasi pritet që së shpejti ta zgjidhë kontratën me Lacion dhe mund të vojë me kosto zero në merkaton e janarit.

Por Milani duhet të mposhtë konkurrencën e Juventusit dhe sidomos të Interit, që prej kohësh është vënë në gjurmë të sulmuesit ballkanas, për të zëvendësuar Samuel Eto, i cili do të mungojë gjatë muajit janar, për shkak të angazhimit me kombëtaren e Kamerunit në Kupën e Afrikës.

Sidoqoftë, Milani është interesuar edhe për Milosh Krasiç, një prej protagonistëve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Çmimi i kartonit të sulmuesit serb të CSKA Moskës shkon deri në 15 milion euro.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›