“Kalçopoli”, 3 vjet burg për Antonio Xhiraudon
Vendimi është marrë sot nga gjykata e Napolit, në kuadër të procesit të ngritur në ngarkim të ish-drejtuesve të Juventusit, të cilët kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Nga organi i akuzës ishte kërkuar një dënim prej pesë vitesh për Xhiraudon.
Gjithashtu, është dënuar me dy vite edhe presidenti Aia Laneze si dhe gjyqtari Dondarini. Ndërkohë që gjyqtari tjetër, Ticiano Pieri, ka marrë një dënim prej dy vjet e katër muajsh.
Ndërkaq, gjykata napolitane ka liruar nga akuzat shtatë persona të tjerë, midis të cilëve vetëm gjyqtari Roki është ende në aktivitet. Menjëherë pas leximit të vendimit, ai ka shpërthyer në lotë dhe i ka telefonuar Pierluixhi Kolinës, që gjithmonë i ka besuar.