E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Torres në planet e Chelseat

Presidenti i Chelseat, Roman Abramoviç, raportohet se është duke përgatitur të ofrojë 50 milionë paund për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
Sipas "The Sun", Abramoviç i ka thënë Carlo Ancelottit se ai do të ketë në dispozicion dyfishin e kësaj shume për të përforcuar ekipin.
Ancelotti shpreson se do të mund të nënshkruajë me së paku dy emra të rinj, me Torres në maje të listës e që ndiqet nga sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Manchester City po ashtu është duke përgatitur ofertë për spanjollin. Por nëse City dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, dhe të njëjtën gjë bën edhe Liverpool, blutë do të jenë favoritë për të nënshkruar me Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›