Rul barcelonas, shampanjë franceze

www.albania-sport.com - Barcelona (Spanjë) dhe Bordoja (Francë) u bashkuan me grupin e të kualifikuarave për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, së bashku edhe me Mançester Junaitid (Angli), Arsenalin (Angli), Bajern i Munihut (Gjermani), Olimpiku i Lionit (Francë), Inter (Itali) dhe CSKA Moskë (Rusi), që e kishin arritur atë më parë.
Barcelona, kampionia në fuqi dhe skuadra e vetme që përfaqëson Spanjën në këtë fazë të kompeticionit prestigjioz, shkatërroi 4-0 kundër Shtutardit të Gjermanisë, falë gjenisë së Lionel Mesit, fituesit të “Topit të artë 2009”. Lojtari më i mirë në botë i çmimit të FIFA-s realizoi një dopjetë, nga një gol në çdo pjesë (13’ e 60’), të kompletuar rrjetën e Pedro Rodriguezit (22’), lojtari që i dhuroi Barçës trofeun e Superkupës së Europës. Zëvendësuesi Bojan Kërkiç në të 89 firmosi pokerin katalanas.
Në ndeshjen tjetër, Bordo dëshmoi se është një skuadër e rëndë në Ligën e Kampioneve, kur pas fitores 1-0 në Athinë fitoi sërish 2-1 me Olimpiakos, duke i siguruar Francës dy ekipeve në një të katërtat e këtij kompeticioni, edhe pse francezët e Lorent Blank luajtën nga minuta e 68-të me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Diarra. Gourkuf shënoi për Bordonë pas vetëm pesë minutash lojë, ndërkohë që Mitroglu barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 65-të. Chamakh përfitoi në minutën e 88-të nga një gafë e portierit grek Nikopolidis për të vulosur fitoren 2-1 dhe kualifikimin. Fitorja e shtatë radhazi e Bordosë.
Liga e Kampioneve
Të martën
Çelsi-Inter 0-1 (1-2)
Sevilja-CSKA Moskë 1-2 (1-1)
Të mërkurën
Barcelona-Shtutgard 4-0 (1-1)
Bordo-Olimpiakos 2-1 (1-0)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Të kualifikuar
në çerekfinale
Mançester Junaitid
Arsenali
Bajern i Munihut
Olimpiku i Lionit
Inter
CSKA Moskë
Barcelona
Bordo
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili