E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe ambasadori BE-se vezhgon numerimit

Pas ambasadorit amerikan, Arvizu, një tjetër diplomat i lartë ndërkombëtar, viziton KZAZ-të e numërimit në Tiranë.

Këtë herë është ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi që po vëzhgon procesin e numërimit në KZAZ-në e njësisë bashkiake numër 9.

Ambasadori i BE-së po ndjek punën e komisionerëve dhe numëruesve në këtë KZAZ ku kanë mbetur edhe 5 kuti për t’u numëruar.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, ambasadori amerikan, Arvizu po mbikqyr numërimin në KZAZ-në e njësisë numër 5 ku me prezencën e tij, duhet thënë që procesi është përshpejtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›