E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe gjashtë stadiume me ndriçimLuksin për të zhvilluar ndeshjen nën dritën e projektorëve do ta kenë edhe Teuta, Apolonia, Elbasani, Flamurtari dhe Skënderbeu.

Rrjetet sociale:

Luksin për të zhvilluar ndeshjen nën dritën e projektorëve, përveç Tiranë e Dinamos në “Qemal Stafa” e Vllaznisë në “Loro Borçi” do ta kenë edhe Teuta, Apolonia, Elbasani, Flamurtari dhe Skënderbeu. FSHF-ka vendosur që “Niko Dovana” Durrës, “Loni Papuçiu” Fier, “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan, “Flamurtari” Vlorë, “Skënderbeu” Korçë të paijesen me sistem ndriçimi. Komiteti Ekzekutiv vuri si prioritet, që të paktën 3 stadiume të pajisen me impiante ndriçimi, brenda vitit 2009. Ky projekt do të jetë një bashkëpunim, mes Federatës Shqiptare të Futbollit, klubeve dhe Bashkive të qyteteve përfituese. Ai kap vlerën e 2 milion 500 mijë eurove.
Numri i klikimeve - 4987
  E Enjte, 05 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›