E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, 33 mln leke Licit Klubi i futbollit Vllaznia i detyrohet 33 milion lekë teë vjetra ish futbollisti Suad Lici. Vendimi është dhënë mesditen e së mërkurës nga Gjykata e shkallës së parë Shkodër.

Rrjetet sociale:

Nga Anton ZALLI - 33 milion lekë të vjetra është shifra që detyrohet të paguajë klubi i futbollit Vllaznia ndaj ish futbollistit Suad Lici.  Vendimi ka marrë formë zyrtare mesditen e së mërkures nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkoder pas padisë së depozituar nga Lici. Pas shqyrtimit të pretendimeve nga të dy palët , gjykata i ka dhënë të drejtë ish futbollistit të vllaznise duke  cilesuar kërkesën e shlyerjes së shumës prej 33 milion lekë si të drejtë. Por drejtuesit e klubit Vllaznia kanë reaguar ashpër duke e konsideruar të padrejtë këtë vendim të gjykatës. Sipas tyre klubi nuk është në kontratë me lojtarin dhe nuk ka asnjë detyrim ndaj tij. Aq më tepër që çeshtja e Licit është një problem i mbartur që nga presidencat e kaluara dhe pronarët aktualë të klubit  nuk i detyrohen asnjë lekë ketij futbollisti. Nisur nga ky pretendim drejtuesit e klubit janë të vendosur për ti shkuar deri në fund këtij vendimi sipas tyre arbitrar i cili shoqërohet dhe me një faturë të kripur financiare për kuqeblutë. Burime nga klubi, bëjnë të ditur se vendimi i marrë nga gjykata e shkodrës do të apelohet në shkallë më të larta të gjyqesorit. Çeshtja Lici është e njohur prej disa vitesh por asnjëherë drejtuesit e klubit nuk i kanë dhënë të drejtë, fakt që e ka detyruar futbollistin e njohur shkodran ti drejtohet dyerve të gjykatës për ti dhënë zgjidhje problemit. Suad Lici është një nga futbollistët më të suksesshëm shkodranë të dekadës së fundit. Ai krahas kuqebluve ka luajtur suksesshëm edhe ne rradhët e Tiranes me të cilen u shpall kampion i vendit. Po ashtu ai është aktivizuar edhe me ekipin përfaqësues.
Numri i klikimeve - 4985
  E Enjte, 05 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›