E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe katër javë për Kagawan

Mesfushori i Manchester Unitedit, Shinji Kagawa do të qëndrojë jashtë fushës edhe për katër javë tjera.

Ylli japonez, lëndoi gjurin në fitoren 3-2 ndaj Bragës në Ligën e Kampionëve më 23 tetor. Menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson fillimisht njoftoi se Kagawa do të mungojë për katër deri në pesë javë.

Por, para duelit me Galatasarayn të martën, strategu skocez ka deklaruar se: “Rikuperimi i Shinjit është duke shkuar ngadalë. Tani, ne presim rikthimin e tij pas katër javësh. Me rëndësi është të shërohet tërësisht dhe të ndihet mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›