Thaçi: E fituam luftën ndaj ushtrisë së Daçiqit

Thaçi ka shtuar se ndihet krenar që ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e fituar kështu luftën ndaj Serbisë dhe ka shprehur zotimin se do ta fitojnë edhe paqen.
“Periudha kur ka qenë koha për të rezistuar dhe filluar organizimin e rezistencës politiko-ushtarake ka qenë një periudhë vendimtare dhe ekzistenciale për kombin tonë. Ndihem tepër mirë dhe jam krenar që jam një nga bashkëthemeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, projektit të çlirimit të Kosovës. Ne jemi ballafaquar me ushtrinë dhe policinë e tij në Kosovë, ndihem shumë krenar që ne e kemi fituar atë betejë, atë luftë. Kosova sot është e lirë, është e pavarur, është sovrane, po konsolidohet çdo ditë në hapa të sigurt për t’u integruar në NATO dhe BE. E kemi fituar luftën, do ta fitojmë edhe faqen”, ka thënë ai.
Ai i beri këto komente pas inaugurimit të autostradës digjitale në mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë një lidhje interneti shumë më të mirë, më të shpejtë dhe më cilësorë të internetit. / Kosovapress/.