E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kriminelët nazistë tifozë

Një kriminel nazist lufte, i kërkuar ndërkombëtarisht, është parë duke ndjekur ekipin e tij në finalet e Euro 2008 në Austri. Asner është në kërkim nga Interpoli për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit në kohën kur ai shërbente si shef i policisë në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi qeverisej nga regjimi kukull nazist.

95-vjeçari Asner, i cili jeton i qetë në Klagengurt të Austrisë, u pa duke shëtitur e pirë verë me gruan e tij, Edeltrat, duke u shoqëruar me fansa kroatë përpara ndeshjes Gjermani-Kroaci. Asner është numri katër në listën e më të kërkuarve në gjuetinë kundër nazistëve dhe Kroacia ka kërkuar ekstradimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›