E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe librat heshtin Perballja me te shkuaren e afert ne Serbi

Nje prej shkrimtareve i cili eshte marre me temat qe trajtojne krimet e luftes eshte Sreten Ugriciqi romancier dhe drejtor i Bibliotekes Popullore te Serbise. Nganjehere me paraqesin edhe si astronom per shkak se kam shkruar librin Hyrje ne astronomi. Behet fjale per qendrimin tim ironik ndaj atyre qe ende besojne qe serbet jane popull hyjnor. Natyrisht kushdo qe merret me kete popull automatikisht behet astronom.

Sreten Ugriciq ben pjese tek autoret qe me vite lufton kunder shoqerise e cila nuk pranon te perballet me krimet e luftes. Ne romanin e tij te ri Heroi i panjohur nje lolo i oborrit mbreteror thote se serbeve gjithcka iu bie ndermend vetem per te mos ndryshuar qendrimin e tyre ndaj te vertetes

.Bildunterschrift Pamje nga Beogradi

Ugriciq Serbia eshte humbese edhe nga anamorale

Megjithate eshte fakt se eshte ne rritje numri i autoreve serbe qe shkruajne per te kaluaren e afert. Ketu ben pjese edhe Vladimir Bajac dhe Vladimir Pishtalo te cilet me lexuesin komunikojne permes alegorise dhe metafores. shte paradoks se krijohet pershtypja qe trauma jone eshte me e thelle se ajo e kroateve e boshnjakeve apo e shqiptareve te Kosoves. Perse Per shkak se ne kemi pesuar nje humbje morale. Ne kemi mundur vetveten. Pasi qe te tjeret nuk e kane pasur kete problem kane mundur me heret te fillojne te merren me te kaluaren e afert edhe ne fushen e letersise. Por ky nuk eshte justifikim. Perkundrazi. Pikerisht per shkak te faktit se kemi te bejme me nje humbje kaq te thelle ne e kemi per detyre qe ballafaqimin me kete teme ta vendosim ne plan te pare thote Ugriciq.

Me kete teme zakonisht merren autoret e rinj dhe ate ne rrafshin poetik politik dhe provokues. Dragana Mladenoviq eshte poetesha e pare qe ka botuar nje permbledhje poezish qe trajton krimet e luftes. Mendoj se eshte dicka e vjeteruar te shkruash per raportet ndernjerezore. Une e kam perjetuar personalisht se si nje kriminel lufte kishte gjetur strehim tek nje familje qe e njihja. Atehere e kam kuptuar se njerez te tille ka kudo. Ky kriminel i luftes ne poezite e mia eshte perfaqesues i te gjithe atyre thote Dragana Mladenoviq. Libri me poezi Te Afermit i Dragana Mladenoviqit me ballafaqimin e saj te guximshem me te kaluaren e afert shenon nje risi ne letersine serbe.

Autor Mirko Shvanic / Zheljka Bashiq Saviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›