E Shtunë, 31 Tetor 2026

G-7 frenon rritjen e kursit te jenit

Ende eshte e paqarte se ne cmase avaria e rende ne centralin berthamor Fukushima do te demtoje njerezit dhe ekonomine e Japonise. E qarte eshte se termeti dhe cunami kane shkaktuar tashme deme te pallogaritshme. Jane shkaterruar pjese te medhe te infrastruktures portet jane shkretuar qytetet jane bere rrafsh me token. Te henen 14.3. banka Credit Suisse e llogariti ne 130 miliarde euro demin e shkaktuar deri tani ne Japoni. E megjithate kursi i monedhes japoneze jen vazhdon te rritet. Te enjten 17.3. ai arriti vleren e tij me te larte qe prej Luftes se Dyte Boterore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Katastrofat natyrore dhe kercenimi berthamor shkaktuan renie drastike ne bursen e Tokios. Kerkesa e larte per jenin pjeserisht spekulative

Por ky zhvillimin nuk eshte aq i palogjikshem sa duket ne veshtrim te pare. Pas termetit te rende ne Kobe ne 1995 vlera e jenit u rrit gjithashtu shume. Ashtu si atehere edhe tani forcimi i jenit shpjegohet me kerkesen me te larte per monedhen japoneze. Koncernet e medha japoneze te sigurimeve kane depozita te medha ne dollare. Per te pasur tani mjete te mjaftueshme financiare per zhdemtimin e demeve te shkaktuara nga termeti dhe cunami ata jane te detyruar te shesin nje pjese te depozitave ne dollare. Edhe sipermarrjet dhe investuesit do te terheqin parate e investuara jashte per te siguruar sasi te mjaftueshme jeni per rindertimin e vendit.

Nese keto shitje do te ndodhin vertet apo nese kursi i jenit po rritet artificialisht nga spekuluesit nuk eshte ende e qarte dhe ekspertet nuk jane te nje mendje. Eksperti i valutes Derek Halpenny nga Banka e Tokios thote se ecuria e kursit te jenit eshte krejtesisht anormale. Te tjere eksperte flasin per sinjale se japonezet po reduktojne depozitat e tyre valutore jashte vendit.

Eksperti i valutave Christian Dreger nga Instituti gjerman per Studime Ekonomike ne Berlin mendon se behet fjale vetem per nje mbivleresim te perkohshem te jenit kundrejt dollarit dhe euros. Nese shihet kursi ne periudhe afatgjate jeni eshte i forte pasi ne plan nderkombetar shihet si valute e sigurte. Kjo nuk ka te beje edhe aq me forcen e ekonomise japponeze se sa me dobesine e konkurrences. Euro eshte tani e dobesuar per shkak te krizes se pazgjidhur te borxheve ndersa dollari vuan nga politika ekspansive e Bankes Qendrore Federale ne SHBA.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mallrat japoneze behen me te shtrenjta nga kursi i larte i jenit. Jeni i forte rendon ekonomine japoneze

Por pavaresisht nga arsyet nje jen i forte eshte problem per Japonine. Trysnia mbi ekonomine e goditur rende shtohet edhe me tej. Vendi eshte shume i varur nga eksportet. Edhe vete kompani si Toyota te cilat kane prodhim te forte ne SHBA vuajne nga shtrenjtimi i produkteve te tyre si rezultat i rritjes se kursit te jenit. G-7 ka vendosur tani te nderhyje ne tregjet financiare per te ndikuar ne kursin e jenit.

G-7 frenon mbicmimin e jenit

Te enjten ne mbremje ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore te G-7 vendosen ne nje konference me telefon qe te veprojne bashkarisht kunder rritjes se forte te kursit te jenit. Japonia SHBA Britania e Madhe Kanadaja dhe Banka Qendrore Evropiane nderhyne me shitje te koordinuara te valutes japoneze dhe blerje te dollarit. Nderhyrja pati sukses pasi perkohesisht rritja e kursit te jenit ndaloi. shte kjo hera e pare qe prej me shume se 10 vjetesh qe ekonomite kryesore te globit nderhyjne bashkarisht ne tregun monetar. Heren e fundit paten nderhyre per te ndaluar renien e kursit te euros.

Autor Insa Wrede / Eliana Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›