Edhe në Eurovision me flamur të deformuar!
Në prag të kremtimit të festës së madhe të 100 vjetorit të Pavarësisë, një debat i madh përfshiu vendin lidhur me autenticitetin e flamurit kuqezi.
Mijëra kopje të flamurit kombëtar u hodhën në treg para ditëve të 100 vjetorit, por të gjithë me shqiponjën e deformuar. Këta flamuj depërtuan deri në institucionet më të larta të shtetit.
Por, duket se numri i këtyre flamujve në treg ka qenë shumë i madh. Ekipi shqiptar që po përfaqëson vendin tonë në një kompeticion ndërkombëtar të muzikës, në Festivalin Evropian, i cili ndryshe njihet për shprehjet e forta nacionaliste, prezantohet me një flamur të deformuar, njësoj si ato të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kjo u pa gjatë konferencës për shtyp të ekipi shqiptar, menjëherë pas provës së dytë të tyre në skenën e Festivalit Europian në Malmo të Suedisë,thekson “Panorama”. P.K