E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 fakte të rralla që nuk i dini për Angela Merkel

Greek-officials-said-Chancellor-Angela-Merkel-had-suggested-Greece-could-hold-a-referendum-on-the-euro-when-it-votes-in-national-elections-next-monthËshtë martuar dy herë, nuk ka fëmijë, urren qentë, i pëlqen opera. Ja cila është vogëlushja e Kohl që bëri që Gjermania të drejtojë të gjithë Europën
Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”. Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër “Vogëlushja”, siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza. E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.
Si u fut në politikë
Tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës. Më shumë se të mendojë për t’u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjermanive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.
Angela Merkel n+½ mosh+½n 18- vje+ºare n+½ fest+½n e Vitit t+½ RiVogëlushja e Kohl i nxjerr të gjithë jashtë loje
Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl, i njëjti që e quajti “das Mädchen”, “Vogëlushja”, në kohërat e dikasterit mjedisor. Por më pas nxjerr jashtë loje edhe Wolfgang Schwuble, anëtar historik i CDU-së. Me kristiandemokratët ajo ka pak të bëjë. Si evangjeliste e bindur, ka pësuar kritika të rënda kur është zgjedhur në krye të Sekretarisë së Përgjithshme të CDU-së në vitin 1998, përgjithësisht konservatore dhe e markës katolike. Ka arritur edhe të nxjerrë jashtë loje Schröder për të qeverisur më pas e vetme në një det dyshimesh. Megjithatë, konsensuset e saj kanë qenë unanime.
Aleancat dhe jeta mondane
Meritë e pragmatizmit të saj të pastër e të sinqertë, i njëjti që i ka shërbyer në momentin ndoshta më të vështirë të karrierës politike të saj për t’u bërë aleate me liberalët e FDP-së, bashkim i ndodhur në shtatorin e kaluar. Gjithçka dukej sërish e qetë, mëkat që më pas ka ardhur kriza financiare europiane. Por ajo tashmë ishte gati për këtë. Fat i çuditshëm për një doktorante që ka përfunduar të bëjë politikë me mendimin e një kohezioni evropian mbi çdo gjë. Arrin që të lidhë episode mondane dhe të lehta, si ai në të cilin ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i bëri “kukù” në atë të Triestes. Ajo zuri të qeshë, duke u demonstruar e sjellshme në çdo rast. Nga ana tjetër, nëqoftëse është bërë femra e parë që drejton G8-ën, një motiv duhet të ketë. Dhe nëqoftëse marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë shumë të mira, kjo ndodh sepse Angela ka ditur që shfrytëzojë për mirë shpirtin e dyfishtë të formimit rinor të saj.
Arsye dhe rregull
Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t’u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo e ka kthyer Gjermaninë në vendin e parë të Europës. Gazeta Tirana Obsever boton sot në një speciale 50 fakte të rralla nga jeta e kancelares Merkel.
Del biografia e paautorizuar, komunistja  Merkel nuk besonte tek bashkimi i Gjermanisë
Kush është kancelaria Angela Merkel në të vërtetë? Një libër i ri nga gazetarët Ralf Georg Reuth (BILD) dhe Guenther Lachmann (WELT), trajton periudhën e Angela Merkel në Gjermaninë Lindore, rininë dhe karrierën e saj. Autori Ralf Georg Reuth thotë se Angela Merkel ka qenë më pranë sistemit të Gjermanisë Lindore (Republika Demokratike e Gjermanisë) nga sa e kemi ditur deri më tani. Gjatë kohës që ishte e angazhuar në Akademinë e Shkencave të RDGJ-së, ajo ka qenë funksionare, për shembull nga viti 1981 ajo ka qenë sekretarja e Rinisë së Lirë Gjermane për agjitacionin dhe propagandën, gjë që ajo e mohon sot e kësaj dite. Përveç kësaj ajo ishte pjesë e këshillit sindikal. Madje sipas tij Merkel është një komuniste e reformuar dhe që nuk besonte tek bashkimi i dy Gjermanive. Të vërteta apo jo këto informacione, ky libër mund të jetë një goditje për Merkel katër muaj para zgjedhjeve.

50 faktet

1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.

2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.

3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer.

4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.

5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.

6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.

7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë Kasi, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.

8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore, është shprehur Merkel për revistat e huaja.

9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.

10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.

11. Është e gjatë 165 centimetra.

12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›