E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe në Gjilan protestohet kundër keqqeverisjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është njëri nga 4 kryetarët më të pasur në Kosovë, ndërkohë numri i të papunësuarve në Gjilan po rritet. Këto dhe dështime të tjera ia kujtuan Mustafës shumë protestues nga Gjilani, të organizuar nga Qendra e Gjilanit e Lëvizjes Vetëvendosje!

Ata po ashtu i kujtuar punësimin e jashtëligjshëm të bashkëshortes së Mustafës.

Shkodran Ramadani, i diplomuar në shkencat politike dhe njëherazi aktivist i Qendrës në Gjilan, në emër të papunëve të diplomuarve, kritikoi kryetarin e komunës për familjarizmin në punësim dhe punësimin me aftësi, e jo meritokraci.

“Në konkurset për punë, ta zëmë në arsim dhe shëndetësi, konkurrojnë persona të kualifikuar, mirëpo këto konkurse shpesh janë të manipuluara nga pushtetarët të cilët nuk ia duan të mirën këtij vendi. Ose thënë më mirë, e duan vetëm të mirën e tyre personale, familjare e klanore. Fatkeqësisht, një shembull të tillë të paligjshëm e të pandershëm, po e jep personi që do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve, më shumë se kushdo tjetër, kryetari i komunës së Gjilanit” – deklaroi Ramadani, duke kërkuar që urgjentisht të largohet nga puna bashkëshortja e kryetarit të komunës, e cila ditë më parë ishte punësuar paligjshëm dhe pa kritere profesionale.

Ragip Abazi, pensionist, gjatë fjalimit të tij tregoi për gjendjen e papërballueshme të pensionistëve, sidomos pas rritjes së vazhdueshme të detyrimeve tatimore. “Rritja e tatimeve dhe taksave mbi 100 për qind, e jo rritja graduale, apo mbrojtja sociale e kategorive të veçanta të pensionistëve, janë bërë telashe të jetës në Kosovë e Gjilan. Nuk është vetëm dyfishimi i tatimeve dhe taksave që na bëjnë jetën të papërballueshme, por edhe janë shumë obligime të tjera që dalin nga të jetuarit.

Gjilani që dikur kishte rreth 17.000 të punësuar në industri që prodhonte jo vetëm për nevoja të vendit por edhe për eksport, tani nuk ka ma prodhim, e punëtorët e dikurshëm tani po bredhin rrugëve të pashpresë se ndonjëherë do të kthehen në vendet e tyre të punës sepse fabrikat e tyre janë zëvendësuar në supermarkete dhe kateteri./Indeksonline/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›