Edhe një anëtar i LDD-së ik në LDK
Sabri Morina, anëtar i deritashëm i Kryesisë Qendrore të LDD-së, ka njoftuar sot kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Njoftoj opinionin e gjerë se, prej sot 14 qershor 2010 kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga anëtari i kryesisë qendrore të LDD-së. Veprimtarinë time politike prej tash do ta zhvilloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thuhet në një deklaratë shpërndarë medieve nga Zyra e Informimit e LDK-së.
“Arsyet për marrjen e këtij vendimi janë se LDD dhe LDK në Komunën e Kamenicës janë në koalicion dhe kanë filluar të bashkëveprojnë mjaft mirë. Mendoj se është e nevojshme që të bëhet një konsolidim i gjithëmbarshëm politik, në rend të parë të elektoratit dhe të simpatizantëve rugovist, i cili tash më nuk duron asnjë ndarje, por kërkon vetëm bashkim. Këtij zëri edhe po i përgjigjem”, përfundon deklarata.