Edhe një denoncim për Justin Bieber

Justin Bieber sërish është në telashe. Kësaj radhe, është një fqinj i tij ai që po e akuzon këngëtarin për sulm fizik ndaj tij.
Justin, 19, akuzohet se është përfshirë në një skandal me fqinjin afër shtëpisë në Calabasas, California të martën në mëngjes.
TMZ raporton se Justin kishte filluar të grindej në orën 9.00 të mëngjesit me fqinjin. Ky i fundit thotë se këngëtari e kishte sulmuar edhe fizikisht.
Ndërkaq, policia në Los Angeles raporton se është pranuar një denoncim për këtë rast dhe se kanë filluar hetimet për vërtetësinë e kësaj ngjarje.
Probleme me sjellje, Justin ka pasur shpeshherë kohëve të fundit. Pak ditë më parë teksa po qëndronte në Londër, këngëtari kanadez është tërbuar me një fotograf duke dashur ta sulmoj e duke e sharë me fjalët më të rënda./Indeksonline/