E Shtunë, 31 Tetor 2026

"U ndjeva e zhveshur dhe e ekspozuar"

Këngëtarja, Nicole Scherzinger ka thënë se ishte ndjerë "tërësisht e zhveshur dhe e ekspozuar’ në momentin kur është rrëfyer për problemet e saj me buliminë.

Drejt fundit të vitit të kaluar, këngëtarja bukuroshe ka zbuluar se ajo ka pasur çrregullime në të ngrënë dhe se ka qenë i dashuri i saj, Lewis Hamilton ai i cili e ka ndihmuar ta tejkalojë këtë sëmundje.

Nevoja që Nicole të jetë e dobët ka qenë gjatë kohës sa ishte pjesë e grupi ’The Pussycat Dolls’ dhe asaj i është dashur kohë që të gjej guxim e të flasë për këtë problem.

"Ja shumë e lumtur sepse kjo gjë tashmë i përket të kaluarës, por në fakt, unë po thoja: 'Jam një e marrë, askush nuk do të më kuptojë, pse po e them këtë gjë? Unë jam tërësisht e zhveshur dhe e ekspozuar dhe ata do të shohin të gjitha të metat e mija'", është rrëfyer këngëtarja për revistën britanike ‘OK’./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›