E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe një i vdekur nga ethet hemorragjike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, njoftohet se sot ka vdekur edhe një pacient nga Ethet hemoragjike.

Personi që ka vdekur është nga komuna e Malishevës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe, Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim ne QKUK. “ Një pacient i moshës 58 vjeçare nga rrethi i Malishevës, i cili është pranuar të dielën në Klinikën Infektive, nën dyshimin si i prekur nga Ethet Hemorragjike ka vdekur mbrëmë rreth orës 24:30. Pacienti është trajtuar me Ribarin. Në Klinikë janë edhe dy rast, të dyshuara nga Ethet Hemorragjike, por ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare”. Tha Qyqalla

Deri më tani nga infeksioni i rriqrave nga 8 të vdekur, 5 janë nga komuna e Malishevës njoftojnë zyrtarë të QKUK-së. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›