Kuçi: Me pakon e ligjeve, Prishtina kryen obligimin ndaj Marrëveshjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se me pakon e ligjeve që Kuvendi i Kosovës e ka miratuar gjatë kësaj vere dhe që do ta përfundojë në vjeshtë, Prishtina e kryen punën dhe obligimin karshi Marrëveshjes së Brukselit.
Ai ka sqaruar se ligjet e tjera që lidhen me këtë dokument janë në rregull dhe çdo zgjidhje, apo pjesë e zbatimit të marrëveshjes, do të realizohet në bazë të dispozitave aktuale, pa pasur nevojë për ndryshime./Indeksonline/