Edhe njëherë për lavdinë e Dhjetorit dhe rënien e Dhjetoristëve! (II)
(VIJON NGA NUMRI I SE MARTES)
Mes dy dhjetorëve
-(Paraprakisht sqarojmë këtu se qëllimisht kemi ndërfutur termin ekspo-dhjetoristët 90, për ta bërë të qartë dallimin mes atyre që kanë qenë heronjtë e vërtetë dhe fisnikë të atij dhjetori të lavdishëm, të cilët i nderojmë thellësisht e u ndihemi pafundësisht mirënjohës, dhe atyre që e përdorin dhjetorin me leje e sipas nevojave të partisë apo për një copë bukë të ngjyer me pak karrierë zvarraniku)-
Gjatë vjeshtës së vitit 1998, e majta në pushtet e asaj kohe tallej me çdo lëvizje politike të prejardhur nga Oborri i PD. Në atë kohë ishte shndërruar në demode, dhe anti-trendy që një i ri të shprehej se ishte me PD. Heroi i dhjetoristëve 90, legjendari Azem Hajdari ishte vrarë. Shumë miq të tij, përsa ai ishte gjallë e mohuan, përbaltën, shitën, rrëzuan dhe kurrë skishin arritur ta mbronin sa ishte në jetë, sepse e kishin pasur të ndaluar apo nuk dinin, apo thjeshtë nuk e kuptuan. Por tani pas vdekjes rendën ekraneve, gazetave, tribunave, proçesioneve, të thonë se ai ishte gjallë, se ai ishte Lideri i tyre, Heroi i tyre i nga Pasvdekja etj, etj. Sërisht u shfaqën plot vrull e përgjërime ekspo-dhjetoristët 90, të cilët gjetën strehën e tyre politike poshtë arkivolit të të ndjerit Azem Hajdari. Histori njerëzore, por me keqardhje dhe vërtetësi duhet thënë se është një histori njerëzorësh ziliqarë, të vegjël nga ana morale, të pazotë politikisht për të marrë përgjegjësi e për tu shndërruar në lidera të natyrshëm, burimorë. Histori njerëzish që të bëjnë hero dhe të pranojnë si lider vetëm pasi vdes. Dhe pse? Sepse tani i vdekur iu duhesh më shumë. Ndërkaq, ndërsa në atë shtator-dhjetor 98, ndodhte kjo histori tragjikomike ekspo-dhjetoristësh 90, disa djem e vajza, ndër më guximtarët dhe më idealistët e brezit të tyre, morën përsipër të bënin një lëvizje të re politike nën modelin e pararendësve të tyre që kishin ende aureolën e heronjve të viteve 90. Si dëshmitarë ne themi se asokohe, ndonëse të përfshirë në aksionin për ngritjen në këmbë të lëvizjes studentore të dhjetorit 98, ne besonim se ajo histori e jashtëzakonshme e dhjetorit 90, nuk mund të përsëritej dot më kurrësesi, madje aq më pak nga ne. Edhe në ditët e sotme besojmë se nuk mund të përsëriten përmasat e asaj lëvizje duke patur këtu parasysh mbështetjen popullore, emocionalitetin, idealizmin dhe bindjet e larta, kontekstin politik, kontekstin ndërkombëtar, peshën historike të momentit etj. Por tani themi se e kemi një ndryshim në atë që mendojmë. Nëse atëherë besonim se djemtë e vajzat e Dhjetori të Parë, atij 90, ishin shumë gjigantë, të pakapshëm në atë çfarë ata bënë, sepse ishin të tillë dhe historia ua rezervoi këtë fat, sot rezervojmë të drejtat e plota të mendojmë ndryshe. Dhjetori i Parë, si komunitet dhjetoristësh, në këto 21 vite, ka arritur të prodhojë vetëm një Hero, një Lider. Dhe ky Hero ka ndërruar jetë fizikisht. Dhe ky Hero, ky Lider u pranua si i tillë vetëm pak ditë gjatë ditëve të stuhishme të dhjetorit 90, por që më vonë u mohua, u linçua dhe u godit pafundësisht passhpine. E më pas u ripranua si Hero dhe Lider vetëm pas vdekjes. Të tjerë heronj dhe lidera të vërtetë të atij dhjetori 90, u detyruan të largohen nga Shqipëria, ndonjërin e thyen moralisht e shpirtërisht me pabesi e rrethime helmi dhe negativiteti, dhe e katandisën të vuajë burgjeve të Shqipërisë, ndërsa të tjerëve u është qepur goja apo hequr mundësia. Ata që flasin e duken kudo janë vetëm ekspo-dhjetoristët 90, që dalin në skenë vetëm në disa data kalendarike kur Pushtetet dhe Politika ka nevojë për shërbimin e rithirrjes së ‘legjitimitetit historik’ nga të ashtuquajturit burimorët e dhjetorit 90. Expo-dhjetoristët e parë e kanë vetëdënuar me vdekje shpirtin e tyre, politikisht përsa i takon lidhjes që ata kanë me parimet e dhjetorit 90, të cilat shumica e shqiptarëve i besoi, beson e ndjek me sinqeritetin më të madh. Ata kanë keqpërdorur këdo, të gjallë dhe të vdekur, me të vetmin qëllim atë të një suksesi mjeran politik. Ata as janë bërë dhe as nuk kanë për tu bërë ndonjëherë të parë. Ata thjeshtë janë dhe ngelen në funksion dhe vegla qorre të legjitimitetit të munguar të elitës së vjetër dhe elitave të reja bllokuese postkomuniste. Ata rrinë në pritje që dikush mos tju hyjë në pjesën e dhjetorit të tyre. Ata kanë dalë në shitje të gjithë. Shesin fotografinë historike të dhjetorit 90, tek blerësi i rradhës ndër Liderat dhe Pushtetarët Politikë. Por njerëzit jashtë, qytetarët e thjeshtë, njerëzit që mendojnë e reflektojnë si qytetarë të përgjegjshëm, e kanë kuptuar që ai dhjetor nuk ka ndodhur krejt ashtu si thuhet nga ekspo-dhjetoristët 90, të cilët janë shndërruar në shpirtra të vdekur të marë me qera nga Ciçikovët e Udhëheqësive politike shqiptare, gjatë datave kalendarikisht të njohura tashmë. Ndërsa edhe pse mund të rrezikojmë të konsiderohemi të njëanshëm, ne gjithësesi besojmë fort se dhjetoristët e dytë, dhjetoristët e 98 ishin më të sinqertë, më të drejtpërdrejtë, më të vetëdijshëm, më politikë. Ata përkrahën liderin politik të asaj kohe Sali Berishën kur të gjithë e kishin harruar. Dikush mund të thotë se ai ua hodhi sepse vetëm ai përfitoi. Kjo është pjesa që i takon drejtpërdrejt vetë Sali Berishës dhe ndërgjegjes së tij, që të vendosë e përcaktojë se si është sjellë e se si do të vazhdojë të sillet me ata që i qëndruan pranë kur të gjithë e lanë, apo me ata që e ndihmuan në ditë të vështira për të mbijetuar e për tu ringritur. Por më siguri mund të themi se dhjetoristët e dytë ishin më të pjekur politikisht dhe më të sinqertë. Qëllimin e kishin të qartë dhe qëndruan për të. Dhjetoristët e vërtetë 90, bënë histori të madhe, të jashtëzakonshme që transformoi Shqipërinë. Por Expo-dhjetoristët e 90 rendin tua imponojnë shqiptarëve idenë e madhe të tyre sipas porosive, ndërkohë që dhjetoristët 98 bënë histori edhe pse përkohësisht ndokush mendoi se ua vodhi, mohoi apo zhyti në harresë. Dhjetoristët e 98, po rriten dalëngadalë në politikë por të sigurtë. Pa barrë të madhe në ndërgjegjien e tyre sepse kurrë nuk morën atë që ndoshta u takonte. Kështu që nuk mund tu kërkojë llogari askush për ndonjë pjesë të supozuar si të marë. Ka dhe shumë arsye të tjera për të menduar se Dhjetoristët e 98, ishin më politikë. Së paku kishin mundësi për të zgjedhur më shumë, por ata zgjodhën sakrificën për atë që besonin. Si grup të rinjsh studentë nga Fakultete të ndryshme në vitin 1998 pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari filluan një Lëvizje Studentore pothuajse në të gjitha Universitetet e Shqipërisë, por kryesisht të përqendruar në Universitetet e Shkodrës dhe Tiranës. Kjo Lëvizje Studentore e Dhjetorit 98, vinte me një frymë të re dhe ambicie të qartë që synonte përmbylljen e një proçesi të papërfunduar të rendjes së Shqipërisë drejt lirisë, demokratizimit, zhvillimit të ekonomisë dhe integrimit Europian, proçes ky i cënuar dhe gjymtuar rëndë nga viti i vështirë 1997, si dhe nga vrasja e liderit të studentëve dhe të pluripartitizmit shqiptar z.Azem Hajdari. Misioni i studentëve shqip
